Shëndetësi

Kosovë/36 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim mjekësor

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 36 pacientë nga COVID-19.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 13 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 23 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-COVID. 14 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 5 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-COVID, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient, Spitali i Prizrenit, 1 pacientë, Spitali i Gjakovës, 5 pacientë, Spitali i Pejës, 4 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *