Opinion/Aktualitet

”Kosova Veriore” është një bastardim linguistiko politik i shqipëruar nga dy gjuhë të tjera politike

Nga Roland Amzai

”Kosova Veriore” eshte nje bastardim linguistiko politik i shqiperuar nga dy gjuhe te tjera politike;

  1. Serbishtja- Republika Serbska – gjuhe e qarte separatiste serbe.
  2. Anglishtja si gjuhe e presionit te huaj diplomatik- North- Northern- gjuhe ambigue tolerante ndaj hegjemonise serbe ne rajon.
    Pra nga keto dy bastardime rrjedh rrjedhja, shkarja, lajthitja e deklarates se kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili ne stilin e nje aktori mbi palet vazhdon te beje presion* se ky rajon, pra Kosova Veriore, nuk mund te shendrrohet ne nje Donbas te ri. Kete e ben pa drejtuar gishtin askund sigurisht.
    Gjuha eshte kaq e rrezikshme sa de fakto e nxjerr Kosoven si nje shtet federal, rajonal, te ndare administrativisht.
    Kosova Veriore, Irlanda e Veriut, Republika Serbska,,,,
    Kryeministri, ose nuk ja ka haberin, ose me vetedije po hyn ne terma kaq te rrezikshme per subjektivitetin e Kosoves.
Lexo më shumë  Qeveria e re serbe me dy zv.kryeministra rusë

Rruga Press

YouTube player