KryesoreLajme

Kosova u dërgon notë verbale shteteve të BE-së për dialogun

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës u ka dërguar notë verbale shteteve të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi përmes ambasadave të saj.

Në një përgjigje për Kohën, MPJD-ja ka bërë me dije se kjo notë verbale përmban qëndrimin e saj për zhvillimet në procesin e dialogut.

“Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes ambasadave të Republikës së Kosovës ka përcjellë me notë verbale qëndrimin e saj lidhur me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.

Lexo më shumë  Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen

Ministria nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me përmbajtjen e kësaj note verbale, por ka shtuar se “korrespodencat e tilla janë komunikim standard diplomatik, përmbajtjen e të cilave nuk e komentojmë”.

Rruga Press

YouTube player