Sport

Kosova shkëlqen në Xhudo/ Distria Krasniqi nënkampione Evrope, Nora Gjakova me medalje bronzi

Sporti i Xhudos vijon të bëjë krenare Kosovën dhe ti sigurojë asaj medalje në arenën ndërkombëtare. Në Kampionatin Europian të Xhudos, që po mbahet në Montpellier të Francës, Kosova siguroi dy medalje të tjera, dëshmi kjo që tregon se xhudoja kosovare mbetet superiore.

Distria Krasniqi morri medalje argjendi, duke u shpallur nënkampione europe, në këtë disiplinë sportive. Xhudistja dardane u mposht në finale, për kategorinë deri në 52 kg, nga francezja Amandine Buchard.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Finalja ishte e fortë, ndërsa u dominua nga Krasniqi. Ajo kishte iniciativën vazhdimisht dhe kërkoi hedhjen përtokë të francezes.

Në kohën shtesë, kur Buchard kishte edhe dy penalizime, një situatë në dukje e parrezikshme, vendosi fituesen. Francezja përfitoi nga lufta në dysheme dhe me mbajtje siguroi fitoren dhe medaljen e artë.

Për të mbërritur deri në finale, Distria mundi në raundet e mëparshme kroaten Ana Viktorija Puljiz. Në çerek-finale 27-vjeçarja kaloi azerbajxhanasen Mamadaljeva.

Një duel i fortë u zhvillua në gjysmë-finale me lojtaren italiane Giuffrida, por ajo ja doli të triumfojë, në kohën shtesë. Kjo ishte medalja e pestë europiane për Distria Krasniqin.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Ndërkohë, edhe xhudistja tjetër dardane Nora Gjakova sigurio medalje bronzi në Europianin e Xhudos, në kategorinë deri në 57 kg.

Për të arritur në këtë sukses, Gjakova mposhti gjermanen Sheja Ballhaus, teksa ndaj saj fitoi me Ippon në kohën shtesë. Kështu, Gjakova arriti medaljen e 7 personale në Kampionatet Europe.

Rruga Press

YouTube player