Kosova renditet e katërta në trendin e diskutimive në Twitter nga amerikanët, pas tensioneve në veri
Situata e fundit në veri të Kosovës ka bërë që kjo të jetë temë diskutimi nga shumë politikanë, gazetarë e persona në vend të ndryshme të botës.
Bazuar në diskutimet në Twitter në territorin e ShBA-së, emri ‘Kosova’ është numër 4, bashkë me Serbinë.
Kosova po ashtu për momentin është e 7-të në diskutimet në Twitter, në nivel global, me mbi 84 mijë përmendje.
Tensionet në veri sa vijnë e shtohen, me raportimet për sulme ndaj policëve dhe qytetarëve shqiptarë, nga ana e serbëve lokalë.
Rruga Press