Lajme

Kosova regjistron 20 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar më 22 dhjetor se janë regjistruar 20 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 1.870 mostrave.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve nga COVID-19 ndërsa raste aktive me këtë sëmundje janë 322.

Lexo më shumë  U qëllua me armë zjarri nga partneri, ndërron jetë 44-vjeçarja në Shkodër

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake autoritetet kanë administruar 2.074 doza të vaksinave kundër koronavirusit.

Prej fundit të marsit – kur nisi fushata e imunizimit – e deri më 21 dhjetor, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 778.403 qytetarë.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë qytetarët nga mosha 12-vjeçare dhe mund të marrin vaksinën e AstraZenecas apo të Pfizerit.

Lexo më shumë  Nga 1 marsi patentë-shoferi i Kosovës i vlefshëm edhe në Austri

Ndërkaq, që prej fillimit të dhjetorit, personat mbi 18 vjeç mund të marrin edhe dozat përforcuese dhe ato të treta të vaksinës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *