KryesoreLajme

Kosova pranon sistemet raketore anti-tank OMTAS, Kurti: Më të fortë, më të sigurtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot është pranuar dërgesa e radhës e sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.

OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i projektuar për neutralizimin e mjeteve të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.

Lexo më shumë  Protesta përhapet në qytete të tjera, gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin

Ai theksoi se rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për Forcën e Sigurisë së Kosovës synon mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit.

Këto investime rrisin ndjeshëm fleksibilitetin operacional dhe aftësitë mbrojtëse të ushtrisë së Kosovës, duke forcuar sigurinë dhe gatishmërinë e saj.

Rruga Press

YouTube player