Lajme

Kosova përfiton grante prej 57.6 milionë eurosh nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor

Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF), ka miratuar tri aplikime për fonde të Republikës së Kosovës, duke mundësuar përfitimin e granteve në vlerën totale prej 57.6 milionë eurove.

Sipas njoftimit për media nga Qeveria, këtu përfshihet granti për përgatitjen e projektit për banimin social në vlerë prej 2.08 milionë euro, që do të shfrytëzohet për përgatitjen e investimeve që kanë vlerën totale prej 47.5 milionë euro.

Gjithashtu, granti investues për parkun solar në KEK në vlerën 33.07 milionë euro, si pjesë e investimeve që kanë vlerën totale prej 103.33 milionë euro.

Lexo më shumë  Të akuzuarit serbë për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc dalin para gjykatës

Ndërkaq njoftohet se granti i tretë është ai investues për ngrohjen qendrore në kryeqytet në vlerë prej 22.47 milionë euro, si pjesë e investimeve që në total kanë vlerën 76.368 milionë euro.

“Projektet për të cilat janë përfituar grantet do të realizohen në kombinim me huat që do të merren nga bankat përkrahëse për këto projekte, sikurse Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (CEB), Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Evropiane e Investimeve (BEI)”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  122 ditë revoltë kundër Ramës dhe qeverisë! Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

Bëhet e ditur se korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor (WBIF) është një iniciativë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare dhe donatorëve dypalësh, që synon të rrisë bashkëpunimin dhe bashkërendimin për sa i përket investimeve që kanë për synim zhvillimin socio-ekonomik dhe kontribuimin në perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *