“Kosova nuk ka pasur njeri më të mirë”, zbulohet shtatorja e Kurtit në Peran të Podujevës
Sot në fshatin Peran të Podujevës u zbulua shtatorja e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.
Në shënim të tre vjetorit që kur Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet parlamentare, një admirues i kreut të VV-së, Albin Kurti, nga fshati Peran e ka bërë shtatoren e kryeministrit në oborrin e tij.Sabedin Uka për Kosovapress tha se pasi që Qeveria Kurti ka fituar zgjedhjet sot 3 vite më parë, kanë menduar të bëjnë diçka dhe si zgjedhje të fundit kanë vendosur të bëjnë shtatoren e kryeministrit Albin Kurti në oborrin e tij. Ai i bëri thirrje kryeministrit që të vazhdojë punën që e ka bërë që 3 vite.
Ndërkaq, kishte banorë të shumtë që kishin marrë pjesë në këtë ceremoni. Ramë Halili tha se sot këtu gjendet për të parë shtatoren e kryeministrit, që është vendosur në këtë oborr.
Poashtu, të pranishëm kishte edhe banorë tjerë që kishin ardhur nga fshatra të ndyshme. Ndër ta ishte edhe Bahtir Ejupi që ishte i pranishëm vetëm për të bërë përkrahje morale për kryeministrin.Gjithashtu, nuk munguan as lavdatat për këtë bust poashtu edhe për kryeministrin.
Shaban Zhegrova, banor i këtij, fshati tha se këtë shtatore e kanë bërë origjinal si Albin Kurti. Përveç kësaj, ai për Kurtin tha se Kosova nuk ka pasur njeri më të mirë.

Rruga Press