KryesoreLajme

Kosova nuk është protektorat, është një shtet sovran/ Woelk: Sasia e ndërhyrjeve në punët e Kosovës është absurde dhe e patolerueshme

Asistentja parlamentare e PE-së, njëherësh avokuese e madhe e sovranitetit të Kosovës, Federica Woelk, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Francës, Gjermanisë dhe Italisë për mos të bërë anëtarësimin e Kosovës pjesë së agjendës së Komitetit të Ministrave.

“Nëse Kosova nuk do të hyjë në Këshillin e Evropës për shkak të Perëndimit (veçanërisht Gjermanisë, Francës dhe Italisë) nuk dua të dëgjoj më ankesa për mosrespektim të të drejtave të pakicave. KiE do të kishte qenë mënyra më e mirë për t’i mbrojtur ata. Heqja e mundësisë për anëtarësim në KiE-së për të këmbëngulur për Asociacionin pa marrë parasysh perspektivën e Kosovës, është absurde dhe e pajustifikueshme,“ shkruan ajo.

Lexo më shumë  Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj KM të Kosovës Albin Kurtit

“Kosova nuk është protektorat. Është një shtet sovran. Dhe sasia e ndërhyrjeve në punët e Kosovës është absurde dhe e patolerueshme“, përfundon Woelk.

YouTube player