Lajme

Kosova nënshkruan marrëveshje me Britaninë dhe Irlandën e Veriut në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se së bashku me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Lexo më shumë  Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

Maqedonci potencoi se kjo marrëveshje që do të formësojë edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona

“Kjo marrëveshje që do të formësojë edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona, përfshin koordinimin për mbështetjen e integrimit në të Republikës së Kosovës në NATO, realizimin e ushtrimeve dhe trajnime të përbashkëta, mbështetje dhe trajnime për operacione ndërkombëtare dhe misione ushtarake, si dhe shkëmbim përvojash në fusha të tjera”, shkroi Maqedonci.

Më tej ai thotë se Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës është mirënjohëse ndaj Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë.

Rruga Press

YouTube player