Lajme

Kosova nënshkruan marrëveshje 9 milionë euro për ujërat

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike i Qeverisë Zvicerane kanë nënshkruar sot marrëveshje për projektin “Qëndrueshmëria Klimatike në Sektorin e Ujërave në Kosovë”, në vlerë totale prej 9 milionë euro.

“Ky projekt adreson forcimin e kapaciteteve të Kompanive Rajonale të Ujit (KRU) në ofrimin e shërbimeve të ujit dhe ujërave të zeza, e në mënyrë specifike reduktimin e ujit të pa faturuar, efikasitetin e energjisë dhe përdorimin e energjisë së ripërtëritshme”, thuhet në postimin e MFPT.

Lexo më shumë  Kryetari i Ulqinit, Genc Nimanbegu i shkon për vizitë kryeministrit Kurti

Ky projekt përveç që siguron rritjen e performancës së KRU-ve, njëkohësisht kontribuon në shërbime më të mira për qytetarët.

“Në anën e tij, z. Fuchs u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë e Kosovës në sektorin e ujërave, ku edhe theksoi se projekti në fjalë ka ardhur si rezultat i projekteve të mëparshme e mësimeve të nxjerra në sektorin e ujit”, njofton Ministria e Financave.

Lexo më shumë  Avokati: Ta themi troç, Prokurorisë i vjen turp për argumentet e veta kundër Selimit

Rruga Press

YouTube player