Kosova në pozitë më të mirë prej shumë vitesh. Serbia çdo ditë e më shumë qartëson destruktivitetin e saj
Vajtimet e Vuçiqit per serbet e Kosoves jane vajtime fiktive, po aq fiktive sa tensionet qe ky vet i inskenon permes bandave kriminale. Prandaj askush s’ia merr seriozisht lotet e rrejshem.
Ne fakt, Serbia ende nuk e ka mbylle te pamen per humbjen e Kosovës edhe pse e di qe kthim prapa s’ka. Sipas meje, kjo eshte njera nder arsyet pse asaj i duhet nje « lidhje tensioni » me Kosoven sepse kjo lidhje e mban gjalle pretendimin qe Kosova nuk eshte humbur. Marredhenia me Kosoven duhet te jete konfliktuale sepse vetem ashtu e pamja per humbjen e saj mund te vazhdoje ne Beograd. Madje, kjo ‘lidhje tensioni’ apo lidhje konfliktuale me Kosoven eshte edhe raison d’être (arsye me ekzistu) e folklorit mitologjik dhe historik serb sa i perket Kosoves.
Prandaj Vuçiqi i tmerrohet normalizimit dhe paqesimit te asaj zone. Normalizimi i raporteve me Kosoven eshte fundi i tensionit, mbyllje e ciklit te zise, dmth fundi i pretendimit.
Prandaj veriu tensionohet sa here afrohen afate e momente qe mund të çojne ne ndryshimin e gjendjes atje permes qetesimit. A ju kujtohet si u tensionua veriu nje dite pas takimit ne Berlin ku Serbia e pa qe ishte ne endrra. Nga ai moment Vuçiqi e di qe s’ka ku e the qafen më pa dale nga hipnoza e patriotizmit mitologjik.
Sidoqofte, mendoj qe Kosova eshte ne poziten me te mire te mundshme karshi Serbise prej shume vitesh. Çdo dite qe kalon e ben me te qarte lojen e Serbise dhe destruktivitetin e saj ne syte e aleateve dhe BE-se derisa ne anen tjeter Kosova deshmohet serioze, e matur dhe e dobishme ne rajon.
Rruga Press