KryesoreLajme

Kosova në Expo Osaka 2025, Kurti i shpreh mirënjohje Japonisë

Republika e Kosovës po përfaqësohet në Expo Osaka 2025, Kansai, Japoni, përmes një bashkëpunimi të ngushtë ndërinstitucional.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka shprehur mirënjohje shtetit mikpritës të Japonisë për mbështetjen e vazhdueshme, dhe ekipit tonë ndërinstitucional për bashkëpunimin dhe përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë.

“Në muajt në vijim, mijëra vizitorë nga mbarë bota do të kenë mundësinë të njihen me kulturën, trashëgiminë, identitetin dhe potencialin ekonomik e zhvillimor të Kosovës, në pavijonin tonë në Expo Osaka 2025.Mirënjohje shtetit mikpritës të Japonisë për mbështetjen e vazhdueshme, dhe ekipit tonë ndërinstitucional për bashkëpunimin dhe përfaqësimin dinjitoz të shtetit tone” ka shkruar Kurti në Facebook.

Lexo më shumë  Mosha e votuesve në Britani do të ulet në 16 vjeç deri në zgjedhjet e ardhshme

Pavijoni i Kosovës në Osaka është konceptuar si një hapësirë mikpritëse, ku vizitorët nga Japonia dhe nga mbarë bota do të kenë mundësi të njohin nga afër Kosovën.

Rruga Press

YouTube player