Kosova në ”EXPO 2020 Dubai”, Ramë Lahaj do të mbajë koncert në Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Për herë të parë Kosova po prezantohet në ekspozitën botërore ”EXPO 2020 Dubai” në mesin e 192 shteteve nga i gjithë globi.
Për t’i dhënë akoma më shumë vlerë kësaj paraqitje, tenori ynë i skenave ndërkombëtare njëherësh dhe Ambasadori i Kulturës, Ramë Lahaj do të mbajë koncert në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2022 në Amfiteatrin Milenium në Dubai, prej orës 21:30 (18:30 – zona kohore e Kosovës).
Kështu ka njoftuar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ka shkruar se Qeveria e Republikës së Kosovës e përfaqësuar përmes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në koordinim me ministritë tjera, ka marrë të gjitha masat që shteti ynë të prezantohet në formën më dinjitoze duke sjellë në pah potencialet dhe vlerat më të mira të kombit tonë.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FHajdariRozeta%2Fposts%2F344628964334947&show_text=true&width=500
Lahaj kishte mbajtur koncert në Prishtinë vitin e kaluar.
Ai e mbajti më shkurt koncertin, pasi njoftoi se i ka vdekur nëna.
Këtë e tha para publikut, duke thënë se nuk e interpretoi as 1/3 e programit.
“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As 1/3 e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, deklaroi ai.
Rruga Press