Lajme

Kosova mund të jetë një nga vendet që mund të shesë thëngjill në Gjermani

Kosova mund të jetë një nga vendet që mund të shesë thëngjill në Gjermani. Kjo pasi këta të fundit nga 1 gushti nuk do të blejnë më as gaz e as thëngjill nga Rusia.

Kosova mund të jetë një nga vendet që mund të shesë thëngjill në Gjermani. Kjo pasi që këta të fundit nga 1 gushti nuk do të blejnë më as gaz e as thëngjill nga Rusia. Krerë të odave të ekonomisë në Kosovë këtë situatë po e shohin si një mundësi mjaft të mirë për Kosovën. Megjithatë problem mbeten kapacitetet prodhuese e eksportuese. 

Gjermania ka paralajmëruar se nga 1 gushti nuk do të blejë më thëngjill nga Rusia. Ky sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, është një rast i mirë për Kosovën, pasi që ai konsideron se Kosova mund të jetë një nga shtetet që mund ta furnizojë Gjermaninë me thëngjill. 

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

 “ Në rast se Gjermania nuk merr më gaz dhe thëngjill nga Rusia, gjasat janë që Kosova të jetë një nga shtetet që do të eksportojë thëngjill, sepse rezervat e thëngjillit të Kosovës janë aq të mëdha sa që për 600 vjetët e ardhshëm do të ketë rezerva të mjaftueshme. Qeveria e Kosovës duhet të jetë këtu shumë fleksibile, t’ua ofrojë këtë mundësi të shfrytëzimit të thëngjillit të Kosovës shteteve në Ballkan, por edhe shteteve të tjera, në mënyrë që të kalohet kriza”, tha ai për Radio Kosovën.

Shahini theksoi se në mungesë të shitjes së energjisë së gatshme, Kosova ka mundësi të shesë thëngjill për energji në shumë shtete të Evropës.

E kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, tha se Kosova ka mundësi të jashtëzakonshme të ketë më shumë eksport në BE si rezultat i gjendjes aktuale dhe luftës në Ukrainë. Megjithatë, tha se kjo varet nga kapacitetet prodhuese dhe eksportuese. 

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

 “Është një problem që ne kemi sidomos për shkak të transportit, linjën hekurudhore që është pengesë për transportet tona ndërkombëtare. Megjithatë, Kosova ka mundësi shumë të mëdha në këtë drejtim të këtë eksport të thëngjillit dhe produkteve të tjera në Evropë si rezultat i kërkesës të jashtëzakonshme të tyre, por edhe interesit të tyre që të zhvendoset nga Azia dhe vendet prodhuese në vendet pro perëndimore”, tha Krasniqi. 

I pari i Odës së Afarizmit  tha  se në vazhdimësi janë duke u takuar me organizata gjermane, të cilat kanë kërkuar më shumë të dhëna për mundësitë që të importohet nga Kosova. Kujtojmë se Kosova është vendi i pestë në botë për rezerva të thëngjillit.  

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *