Kosova luan “all in” kundër Rumanisë, shanci i fundit për kualifikim
Rumani-Kosovë, do të jetë 90-minutëshi më i rëndësishëm i këtyre kualifikimeve për Euro 2024 për Përfaqësuesen e Kosovës pasi asnjë rezultat tjetër përveç fitores, nuk do t’i kryente punë djelmoshave.
Barazimi me Zvicrën në sekondat e fundit me golin që e shënoi Vedat Muriqi në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të jetë si një katapultë për Kosovën që të ndryshojë historinë e grupit, edhe pse ende në këto kualifikime nuk e kanë shijuar fitoren e parë.
Tre pikëshi eventual ndaj Rumanisë, do të ishte vital për të shpresuar në mrekullinë dhe pozitën e dytë në grup, edhe pse nuk do të jetë aspak lehtë, sepse e njëjta do të vlente edhe për kundërshtarët tanë të cilët do të bënin një hap gjigant drejt kualifikimit në Europian.
Pjesa e dytë ndaj Zvicrës, dha sinjale të mira dhe pozitive se Kosova mund të arrijë triumfin në Rumani, për shkak se u pa një agresivitet më i madh, presing i lartë dhe lojë shumë më e shpejtë.
Rruga Press