Bota

Biseda telefonike e përgjuar e një ushtari rus: Kam dëgjuar se 150 mijë ukrainas po lëvizin në Krime

Inteligjenca ushtarake ukrainase ka publikuar një audio-incizim, duke pretenduar se shfaq bisedën e përgjuar të një ushtari rus.

Ai në këtë bisedë telefonike i përshkruan mikut të gjitha që i ka dëgjuar, për planet e pretenduara të Kievit për një operacion të madh në tentim për ta rikthyer nën kontroll Krimenë.

Ushtari rus flet se si ka dëgjuar që Kievi do të dërgojë 150 mijë ushtarë me tanke në drejtim të gadishullit. Krimea aktualisht është nën kontrollin rus që nga aneksimi që kishte ndodhur në vitin 2014.

Lexo më shumë  Britania dëbon atasheun rus: Është spiun i Moskës

E që kur presidenti rus Vladimir Putin filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, gadishulli i Krimesë ka qenë cak i sulmeve të shpeshta, kurse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ripërsëritur se do të çlirojë plotësisht vendin.

“Kam dëgjuar që këta po përgatisin sërish diçka. Tre divizione me mbi 100 mijë ushtarë. Po vijnë nga qendrat stërvitore. Kanë tanke dhe gjithçka tjetër që kanë përgatitur. Ata duan ta rimarrin Krimenë”, thotë ushtari rus në bisedën telefonike.

Ai më pas ka vlerësuar – duke theksuar se ukrainasit do të dërgojnë deri në 150 mijë ushtarë.

“Po bëhen gati tre divizione. Dy të parat do të kryejnë veprime ofensive, e kurse e treta do të pastrojë terrenin”, shtoi ai, raporton Kyiv Post.

Ndërkaq miku i tij është munduar ta ngushëllojë duke i thënë se Moska ka rezerva, por duket se ushtari rus nuk ishte edhe aq optimist.

“Po, kemi pak rezerva. Duket se personeli po trajnohet në Chebarkulu”, shtoi ai.

Rruga Press

YouTube player