Kosova ia vazhdon dhe ia shton sanksionet Rusisë dhe Bjellorusisë
Qeveria në detyrë ka miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë të datës 25.12. 2022, lidhur me zbatimin e pakove 15, 16, 17 dhe 18 të sanksioneve të Këshillit të Bashkimit Europian, si dhe masave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, në lidhje me luftën në Ukrainë.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili foli në vend të ministres në detyrë së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se ministria në fjalë ka propozuar këtë vendim si vazhdimësi e zbatimit të masave kufizuese dhe ekonomike të përcaktuara nga BE ndaj Federatës Ruse.
Sveçla tha se ky vendim vjen për të mbështetur kundërshtimin e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës, në përputhje me masat dhe sanksionet e BE-së dhe SHBA-së.
“Më 16 dhjetor 2024 Këshilli i BE-së miratoi pakon e 15-të të sanksioneve ndaj Federatës Ruse, kjo pako përfshin masa kufizuese ekonomike dhe individuale me qëllim të kufizimit e mëtejmë të aftësisë së Rusisë për të zhvilluar luftën e saj të paligjshme, të paprovokuar dhe pa justifikuar të agresionit kundër Ukrainës”- tha ai.Sipas Sveçlës, Këshilli i BE-së ra dakord se janë 84 etnitete të reja (54 individë dhe 30 subjekte) të cilat konsiderohen përgjegjës për veprimet që dëmtojnë pavarësinë e Ukrainës.Sipas tij, masa 16 ka intensifikim ndaj subjekteve ushtarake e të mbrojtjes ruse dhe ka kompani të industrisë të armëve. “Ka masa për transportues të naftës bruto dhe produkte tjera të naftës ruse. Pako e 17-të përfshin masa kufizuese ekonomike dhe individuale, të cilat kanë për qëllim reduktimin e të ardhura energjetike që shërbejnë si të ardhura për financimin e luftës, masa që kanë për qëllim goditjen e sektorëve strategjik të Federatës Ruse, përfshirë bankat.
Më 13.12.2024, Qeveria e Kosovës kishte vendosur sanksione kundër Rusisë e Bjellorusisë në lidhje me pushtimin e Ukrainës, si dhe kundër Iranit për shkak të programit të tij raketor.Qeveria gjatë një mbledhjeje kishte miratuar pakot 12 dhe 13 të sanksioneve të Bashkimit Europian e Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë e Bjellorusisë.BE-ja e miratoi Pakon e 12 të sanksioneve kundër Rusisë më 18.12. 2023, ndërsa pakon e 13 më 23 shkurt.Lufta në Ukrainë ka nisur më 24.02.2022.
Rruga Press

