KryesoreLajme

Kosova ia kërkon njohjen shtetit që para dy ditësh tha se s’ndryshon qëndrim

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, janë takuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, të cilin i kërkuan edhe një herë njohjen e Kosovës.

Takimin mes tyre e ka njoftuar kryeministri Kurti përmes një shkrimi në Twitter..

“Greqia është një faktor shumë i rëndësishëm për rajonin tonë, NATO-n dhe BE-në. Me presidenten Osmani, ministren Gërvalla takova kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Ne ndajmë vlera, synime dhe interesa të përbashkëta ekonomike dhe ritheksuam nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, shkroi ai në Twitter.

Lexo më shumë  OVL nuk përfaqëson asgjë më shumë sesa politikën e PDK-së, partia që ka abuzuar dhe vazhdon të abuzojë me UÇK-në

Kryeministri Mitsotakis dy ditë më parë zhvilloi një takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Beograd, nga ku përsëriti se Greqia nuk do ta ndryshojë qëndrimin sa i përket njohjes së Kosovës.

Rruga Press

Lexo më shumë  Spak në Zvërnec/ Çfarë fshihej pas në makinacionin me tokat
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *