Lajme

Kosova i ofron Turqisë gatishmërinë e plotë të FSK-së për të ndihmuar pas tërmetit shkatërrues

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, i ka shprehur gatishmërinë e plotë homologut të tij turk Hulusi Akar që të ofrohet ndihmë me të gjitha kapacitet profesionale të FSK-së për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.

Në reagimin e tij, ministri Mehaj ka uruar që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël.

“Sot u zgjuam me lajmin tronditës së në orët e hershme të mëngjesit Turqia është përballur me një tërmet me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit. Në këto çaste të vështira për presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin turk lutjet tona janë me ta. Ministrit Akar i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitet tona profesionale për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura. Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Me vullnet dhe forcë lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!”, ka shkruar Mehaj.

Lexo më shumë  Zv/drejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë nga autoritetet serbe, dyshohet se po keqtrajtohet

Një tërmet prej 7.8 shkallësh të Rihterit ka goditur të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, duke shkaktuar vdekjen e qindra personave. Autoritetet turke thanë se numri i viktimave deri tani është rreth 250, ndërsa ato siriane mbi 300.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *