Lajme

Kosova i kërkon Shqipërisë ta mbrojë në organizatat ku s’është anëtare

Kosova ka kërkuar nga Shqipëria që ta mbrojë në organizatat ndërkombëtare në të cilat Kosova nuk përfaqësohet si shtet e që të angazhohet për ta përçuar mesazhin në botë se Serbia po e rrezikon Ballkanin.

Kërkesa për përfaqësim e mbrojtje ka dalë nga takimet që krerët e shtetit patën me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se bashkë me Shqipërinë, dy shtetet duhet të angazhohen për ta përçuar mesazhin në rajon dhe botë që Ballkanit po i kanoset rreziku nga politika agresive dhe hegjemoniste e Serbisë.

Lexo më shumë  Regjistrohet edhe Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë

Ajo ka përsëritur qëndrimin e Kosovës kundër ideve në të cilat vendi s’trajtohet në mënyrë të barabartë me të tjerët, përfshirë këtu edhe iniciativën “Ballkani i Hapur” që është iniciuar nga Shqipëria bashkë me Serbinë e Maqedoninë e Veriut.

“Kosova nuk mund të bëhet pjesë e iniciativave apo mekanizmave rajonal, poqëse përfaqësimi në këto iniciativa që nga zanafilla nuk është gjithëpërfshirës dhe mbi parimin e barazisë”, ka theksuar Osmani, sipas komunikatës së Presidencës.

Duke iu referuar iniciativës Ballkani i Hapur, ajo ka theksuar se nuk mund të mbështetet symbyllur asnjë iniciativë që mund ta rivalizojë apo pengojë procesin e integrimeve në BE dhe orientimin euro-atlantik të rajonit, ku Serbia synon ta ketë rolin kryesor dhe e cila ende nuk e ka njohur Kosovën.

Lexo më shumë  Tensione para bashkisë/ Protestuesit heqin gardhin metalik, përplasen me policinë

Ndërkaq kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga Shqipëria ta mbrojë Kosovën nga sulmet e Serbisë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, sidomos ku Kosova s’është anëtare.

Të dy liderët e Kosovës i kanë thënë Metës se dialogu me Serbinë duhet të ketë në qendër vetëm njohjen e pavarësisë së Kosovës./koha/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *