Kosova fiton kundër Serbisë në ndeshjen e vojelbollit në rërë, detajet e papritura të duelit
Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll në rërë, e ka fituar duelin ndaj Serbisë me rezultatin zyrtar 2:0, pasi ekipi serb nuk u paraqit fare.
Kjo ndeshje i takoi Kampionatit Ballkanik që po zhvillohet në Balikesir të Turqisë.
Ekipi i Kosovës po përfaqësohet nga Fatlum Hajrizi dhe Erion Bajrami në konkurrencën e meshkujve.
Fitore të shtunën arriti edhe Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, e përfaqësuar nga Dhuratë Sylejmani dhe Valmira Ramadani.
Kjo dyshe fitoi ndaj Turqisë me rezultatin 2:0 në sete me rezultat identik, 21:15, ka njoftuar Federata e Volejbollit e Kosovës.
Ndeshjen e radhës, Kosova, ekipi i femrave, do ta luajë në orën 15:40 sërish kundër Turqisë, kurse meshkujt në orën 14:00, luajnë me fituesin e Moldavisë apo Turqisë.
Rruga Press