Lajme

Kosova feston Pavarësinë, Kurti: Ata që punuan dhe luftuan lanë gjurmë ta pashlyeshme

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti uroi të gjithë qytetarët e këtij vendi për kremtimin e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës. Nga oborri i qeverisë ku u ngrit flamuri i shtetit të Kosovës, Kurti tha se duhet të kujtohen të gjithë ata qytetarë që u sakrifikuan, punuan dhe luftuan për realizimin e ëndrrës së krijimit të republikës së pavarur të Kosovës. Shefi i qeverisë së Kosovës dha deklaratë për mediat.

Lexo më shumë  Qendrimi i Grenellit shkakton furi reagimesh: Berlini, Parisi dhe Roma në një linjë me politikat e Trumpit në Ballkan

“Urime të gjithë qytetarëve të Republikës Dita e Pavarësisë. Teksa kremtojmë e festojmë, gëzohemi dhe e  urojmë njëri-tjetrin, nuk kemi se si të mos kujtojmë e përkujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për lirinë e popullit dhe për pavarësinë e vendit. Andaj, nga kryeqyteti i Republikës këtu në oborrin e përbashkët të Presidencës, Kuvendit dhe të Qeverisë, ku bëmë nderime dhe ngritëm flamurin shtetëror do të vazhdojmë për kryeqendrën e kryengritjes së popullit tonë në Prekaz, pra tek Kompleksi “Adem Jashari” dhe më pastaj te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi”, u shpreh kryeministri Albin Kurti.

Lexo më shumë  "Rama shtrëngohet fort me Vuçiqin, por s'e luan prapanicën kur i jep dorën Albin Kurtit"

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *