KryesoreLajme

Kosova energjinë më të lirë e Shqipëria më të shtrenjtën në Ballkanin Perëndimor

Qytetarët e Kosovës kanë paguar çmimin më të ulët të energjisë elektrike në gjysmën e parë të vitit 2024, ose 7,4 euro për 100 kWh, sipas të dhënave të Eurostatit. Pas Kosovës, qytetarët e Bosnjës e Hercegovinës kanë çmimin më të ulët në rajon, duke paguar mesatarisht 8,5 euro për 100 kWh.

Lexo më shumë  Endrit Shala i PDK-së dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Bosnja e Hercegovina pasohet nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.

Amvisëritë kroate paguajnë energjinë më të shtrenjtë në rajon – 14,7 euro, por edhe me atë shumë Kroacia është ende në mesin e pesë vendeve të BE-së me çmimin më të ulët.

Sa për në nivel të Evropës, amvisëritë në Gjermani kanë energjinë elektrike më të shtrenjtë, përkatësisht 39,5 euro për 100 kWh.

Lexo më shumë  Dy plane të fshehta resortesh në Darëzezë dhe deltën e Vjosës
YouTube player