KryesoreLajme

Kosova e Shqipëria miratojnë tekstin e përbashkët mësimor për mërgatën

Ministrja e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci ka njoftuar se tashmë është miratuar teksti mësimor : ‘’Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare’’, niveli III.

‘’Bashkë me ministren e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, nënshkruam vendimin e përbashkët për miratimin e  tekstit mësimor “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare” niveli III” duke kurorëzuar sukseshëm një punë të gjatë nga ekspertë dhe studiues të dy vendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë. Jam e lumtur që finalizuam tekstet e reja për fëmijët tanë në mërgatë. Ofrimi i mësimit cilësor shqip për fëmijët tanë në mërgatë dhe forcimi i identitetit tonë kulturor përmes bashkëpunimit e iniciativave të përbashkëta, ka qenë prioritet i Qeverisë sonë’’, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Nga të dhënat te mbrojtja, ndikimi izraelit hyn në sektorët strategjikë të Shqipërisë

Kosova dhe Shqipëria, bashkë për arsimin dhe të ardhmen, ka shkruar tutje Nagavci.

YouTube player

Lexo më shumë  Dita 78 e protestës/ Protestuesja nga diaspora: Ëndrrat e të parëve tanë, t’i realizojmë në vendin tonë