Lajme

Kosova e Maqedonia e Veriut firmosin për themelim të pikave të përbashkëta kufitare

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë firmosur të hënën marrëveshjen për themelimin e pikave të përbashkëta kufitare. Në pritjen që të hënën i ka bërë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ambasadores së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, ka pranuar të firmosur marrëveshjen nga ministri i vendit fqinj, Oliver Spasovski.

Sipas marrëveshjes, do të ngrihen dy pikat kufitare, në atë “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”. Në pikën e përbashkët të kalimit kufitar “Han i Elezit – Bllacë”, kontrollet doganore e kufitare do të kryhen në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në pikën “Glloboqicë – Jazhincë”, në territorin e Kosovës. Me këtë, qytetarët e dy vendeve më nuk do të kenë nevojë për kontrolle të dyfishta gjatë kalimit të kufijve. Aktualisht, Kosova ka disa pika të përbashkëta kufitare me vendet fqinje.

Lexo më shumë  Gjendja aktuale e parimit politik në duetin e deklaratave të kancelarit gjerman dhe kryeministrit serb

“Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”. Kjo marrëveshje ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve. Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare”, ka shkruar Sveçla.

Lexo më shumë  13 vjet nga vrasja e Heroit të Kosovës, Enver Zymberit

Rruga Press

YouTube player