Lajme

Kosova e interesuar t’i thellojë raportet me shtetet arabe

Kosova është e interesuar t’i thellojë dhe zgjerojë marrëdhëniet që ka me shtetet arabe, ka thënë të shtunën zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Kreshnik Ahmeti në hapjen e konferencës ndërkombëtare arabo-evropiane “Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës”.

Ahmeti është zotuar se Qeveria do ta përkrahë dhe ndihmojë secilin projekt apo bashkëpunim që krijohet mes shteteve arabe dhe Kosovës në fushat që konferenca synon të arrijë bashkëpunime.

“Kam kuptuar edhe nga përbërja e delegacionit të Unionit Arab se ka jashtëzakonisht shumë mundësi të lidhjes së kontakteve afatgjate dhe të cilat mund të jenë produktive në të ardhmen e vendit tonë dhe Unionit Arab. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me vendet arabe dhe jemi të interesuar t’i thellojmë dhe zgjerojmë ato edhe me tutje. Zotohem se nga Ministria jonë do ta keni ndihmën dhe mbështetjen e plotë”, është shprehur Ahmeti, sipas komunikatës së MPJD-së.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Qeveria është e përkushtuar që në fushën e mjedisit të vendosë mekanizma të qartë duke trajtuar me prioritet çështjen e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Drejtori i Akademisë Diplomatike, Beqir Ismaili, ka thënë se ndryshimi i klimës është tashmë një realitet i pamohueshëm dhe se faktor për këtë ndryshim është edhe zhvillimi i teknologjisë.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova

Sekretari i përgjithshëm i Unionit Arab për Zhvillim dhe Mjedis, Ashraf Abdel Aziz, ka thënë se ndryshimet klimatike janë të rëndësishme për të gjitha shtetet dhe duhen trajtuar me prioritet.

Konferenca do të zhvillojë punimet edhe gjatë ditës së diel. Panele me ekspertë të fushave të ndryshime do të diskutojnë mundësitë e përmirësimit të qasjes së shteteve ndaj ndryshimeve klimatike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *