KryesoreLajme

Kosova e Gjermania nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe shefi i mbrojtjes së Gjermanisë, gjeneral Carsten Breuer nënshkruajnë Marrëveshje në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Sipas njoftimit të FSK-së marrëveshja e nënshkruar siguron përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën në ofrimin e mbështetjes politike, ushtarake dhe ligjore për FSK-në në mbështetje të pjesëmarrjes në organizata ndërkombëtare. 

“Marrëveshja gjithashtu detajon fushat e bashkëpunimit në mes të dy forcave të armatosura duke u fokusuar në stërvitje, trajnime, pjesëmarrje në organizata ndërkombëtare, mbështetje teknike dhe logjistike si dhe shumë fusha tjera me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Skandali/ Qumështi me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë

Marrëveshja është nënshkruar të martën në kuadër të vizitës zyrtare që Jashari, është duke e zhvilluar në Gjemani. Në njoftimin e FSK-së thuhet se në takim me Breuerin është diskutuar mbi sfidat globale dhe rajonale të sigurisë dhe se të dy gjeneralët kanë theksuar rëndësinë e rritjes së  bashkëpunimit ushtarak ndërmjet forcave të armatosura të dy vendeve.

“Marrëdhëniet e FSK-së me aleatët e saj strategjikë janë tejet të rëndësishme në fuqizimin dhe zhvillimin e saj e në linjë me këtë Gjermania do të vazhdojë të luajë një rol kyç në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Publikohet lista e 18 liderëve të huaj që do marrin pjesë në paradën e fitores që organizon Putini në Moskë
YouTube player
sqhrenfrdeit