KryesoreLajme

Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë

Qeveria ka përzgjedhur tashmë kompaninë e cila do ta ndërtojë fabrikën e municionit, kanë bërë të ditur për mediat në Kosovë burime në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas këtyre burimeve, kompania turke me të cilën në fillim të javës do të nënshkruhet marrëveshja, është “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE). Ajo do të jetë përgjegjëse për ta ngritur gjithë fabrikën.

Lexo më shumë  Bizneset në Shqipëri raportojnë rënie të gjendjes financiare dhe ulje të shfrytëzimit të kapaciteteve

“Faza e parë që duhet të kryhet brenda dy vitesh, nënkupton që fabrika të nisë të prodhojë dy lloje municionesh. Njëri do të jetë i kalibrit 5.56 mm dhe tjetri 7.62 mm. Marrëveshja do të përfshijë edhe dizajnimin e fluturakeve pa pilotë”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, në emër të Qeverisë, marrëveshjen me MKE-në do ta nënshkruajë kryeministri Albin Kurti.

Lexo më shumë  Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral

Muajin e shkuar, Qeveria e themeloi Komisionin Ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilotë.

Rruga Press

YouTube player