Lajme

Kosova do investojë 30 milionë euro për drona, sisteme kundërajrore dhe antitank

Shuma prej 100 milionë eurosh e ndarë për buxhetin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për vitin 2022 është më e larta prej se kjo forcë është krijuar.

Nga këto para, 30 milionë euro pritet të destinohen vetëm për armatimin e ushtrisë së shtetit.

Koloneli Sefer Isufi thotë se forca tashmë ka kontraktuar disa dronë dhe është në proces të kontraktimit të sistemeve më të avancuara dhe bashkëkohore të armatimit.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

“Kemi një kapacitet të kontraktuar të dronëve të cilët kanë për detyrë sistemin po themi apo angazhimin në procesin e zbulimit e vëzhgimit. Jemi në proces të kontraktimit edhe të sistemeve të tjerë të mbrojtjes që kapin edhe komponentin e sistemit të mbrojtjes ajrore, sistemin anti-tank dhe kuptohet sistemin konvencional të këmbësorisë dhe artilerisë së lehtë”, tha Isufi.

Isufi thotë se çdo veprim ushtrak i FSK-së, do të jetë në koordinim me aleatët.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Masat që janë ndërmarrë apo veprimet që janë ndërmarrë, janë ndërmarrë në koordinim dhe sinkron të plotë me këshilldhënien dhe koordinimin e plotë që e kemi pas me aleatët tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.

Me synimin që t’i ndihmohet FSK-së, në mars të këtij viti Qeveria e Kosovës formoi Fondin e Sigurisë, në të cilin qytetarët mund të kontribuojnë me të holla.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *