KryesoreLajme

Kosova dhe Shqipëria me kontrolle të përbashkëta në pikëkalimet kufitare, ministrat sot nënshkruajnë protokollin

Ministri Xhelal Sveçla me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, do ta vizitojnë sot pikën kufitare në Qafë Morinë.

“Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, z. Taulant Balla, me datë 8 korrik nga ora 13:00 do të vizitojnë pikën kufitare  Qafë Morinë”, thuhet nga MPB-ja.

Lexo më shumë  Kraki ‘godet’ PDK-në: Hallin e kanë te vetja, jo te Haga

Ata do të nënshkruajnë Protokollin për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.

“Me këtë rast, nga dy ministrat do të bëhet edhe nënshkrimi i Protokollit për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush”.

Lexo më shumë  Arrestohet një person për thyerjen e xhamit të Kuvendit të Kosovës, i dyshuari del se ka dosje për disa raste në Polici. Për posedim të paautorizuar të armës, dhunë në familje dhe vjedhje

Rruga Press

YouTube player