Lajme

​Kosova dhe Kroacia vazhdojnë bashkëpunimin në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Ministrore, e cila është duke u mbajtur Brdo pri Kranju të Sllovenisë, ka takuar sot Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Bujqësisë së Kroacisë, Tugomir Majdak, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të dyja shteteve në sektorin e bujqësisë.

Sipas komunikatës ministrore, Peci e ka njoftuar sekretarin Tugomir Majdak me prioritetet e tij gjatë këtij mandati, që për qëllim kanë reformat legjislative, të cilat do t’i paraprijnë hartimit të politikave të qëndrueshme zhvillimore.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në ceremoninë e përurimit e renovimeve në Klinikën e Onkologjisë: Është shtuar buxheti për blerjen e barnave

Po ashtu, gjatë diskutimeve në këtë takim, ministri Peci theksoi se janë të gatshëm që të vazhdojnë shkëmbimin e praktikave më të mira të politikave përkrahëse, përmes të cilave synojnë avancimin e veprimtarive bujqësore.

Nga ana e tij, Sekretari i Shtetit të Ministrisë së Bujqësisë së Kroacisë, Tugomir Majdak shprehi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në funksion të zhvillimit të bujqësisë në të dy vendet.

Lexo më shumë  Tifozat Kuq e Zi protestojnë ndaj kandidaturës së Shqipërisë me Serbinë për EURO 2027 – publikojnë foto nga lufta në Kosovë

Të dy u pajtuan që të kenë vizita të ndërsjella dhe të shohin mundësitë për nisma konkrete mes dy vendeve në fushën e bujqësisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *