Lajme

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen për ‘Aftësitë për Tregun e Punës’

Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshjen për projektin “Aftësitë për Tregun e Punës – Fit for Jobs”

Sipas njoftimit, ky projekt synon rritjen e numrit të të rinjve të punësuar në Kosovë përmes përmirësimit të arsimit dhe aftësimit profesional, orientimit në karrierë dhe përmirësimit të qasjes së të rinjve në shërbimet e tregut të punës.

Lexo më shumë  KQZ: Mbi 1,000 fletëvotime të cilat fillimisht ishin shpallur të pavlefshme nga votat me postë, janë rivlerësuar dhe tani konsiderohen të vlefshme

“Projekti ‘Fit for Jobs’ mbulon katër fusha kryesore, siç janë, orientimi sistematik në karrierë në sistemin arsimor të mesëm të ulët, promovimi i përfshirjes sistematike të sektorit privat në Arsim dhe Aftësim Profesional, zvogëlimi i hendekut në mes të arsimit profesional dhe kalimit në tregun e punës, si dhe orientimi në karrierë me anë të politikave dhe strategjive përkatëse”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të Ministrisë së Financave, bashkëpunimi synon angazhimin e praktikantëve në Agjencinë e Punësimit, angazhimin e trajnerëve sipas nevojave të Qendrave për Aftësim Profesional (QAP), zhvillimin e kapaciteteve të QAP-ve, si dhe zbatimin e skemës së kuponëve të trajnimeve për punëkërkuesit.

Rruga Press

YouTube player