Lajme

Ceferin në Kryeministri, zgjedhjet e FSHF mund të shtyhen

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai është takuar me kryeministrin Rama në selinë e qeverisë shqiptare, ndërsa më pas ka planifikuar një takim me presidentin e FSHF, Armand Duka.

Ceferin mbërriti në Kryeministri pikërisht me makinën e Dukës, por ky i fundit nuk ishte i pranishëm në takim. Diskutimet pritet të lidhen me tensionin e krijuar përpara Asamblesë Zgjedhore për kreun e Federatës së Futbollit si dhe organizimit të finales së Conference League në Tiranë, në datën 25 maj.

Lexo më shumë  Gërvalla bashkëbisedon me nxënësit e shkollës “Elena Gjika” për parandalimin e dhunës në familje

Pikërisht në lidhje me zgjedhjet, ekziston një mundësi shumë reale që ato të shtyhen për tej datës 2 mars, kur janë planifikuar të mbahen. Praktikisht në të gjitha asambletë e shoqërive rajonale të futbollit ka pasur kontestime për zgjedhjen e delegatëve, të cilët i kanë ankimuar në prokurori dhe për këtë arsye zgjedhjet për kreun e FSHF mund të shtyhen. Afati maksimal është deri në qershor, kur edhe përfundon mandati i presidentit Duka.

Lexo më shumë  “Të rinjtë u rrahën në protesta barbarisht”, Erald Kapri kallëzon në SPAK kreun e Policisë, Skënder Hitaj: Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim

Rruga Press

YouTube player