KryesoreLajme

Kosova bën hapin e parë zyrtar drejt Këshillit të Evropës

Kosova ka bërë hapin e parë për aplikimin e pranimit në Këshillin e Evropës. Të enjten, Qeveria ka miratuar në parim nismën për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.

Vendimi u mor në mbledhjen elektronike.

Sipas Qeverisë, vendimi obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi.

Lexo më shumë  Trump refuzon të kërkojë falje për postimin racist ndaj çiftit Obama

Këshilli i Evropës ka 46 shtete anëtare. Për pranim mjafton përkrahja e dy të tretave të tyre. Shpresat për pranim janë shtuar pasi nga Këshilli i Evropës u përjashtua Rusia.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

Është themeluar më 1949.

Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Lexo më shumë  BE bën gati paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë

Duke qenë organizatë ndërkombëtare, Këshilli i Evropës nuk mund të bëjë ligje, mirëpo ka aftësi të nxisë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të arritura nga vendet anëtare për tema të ndryshme.

Dy trupat kyçe të Këshillit janë: Komiteti i Ministrave dhe Asambleja Parlamentare.

Serbia të mërkurën paralajmëroi “pasoja” nëse Kosova aplikon për pranim në Këshill të Evropës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *