Sport

Kosova A e femrave arriti në Bruksel

Ekspedita e Kosovës A të femrave arriti në Bruksel dhe pas akomodimit në hotelin ”Grand Palace Arenberg”, mbajti stërvitjen e parë, para ndeshjes kualifikuese kundër Belgjikës për Botërorin Australia dhe Zelandë e Re 2023.

Seanca stërvitore kryesisht u përqendrua në taktikat e lojës si dhe bashkëveprimet që do të duhej të kenë në ndeshjen që do të zhvillohet më 21 tetor.

Lexo më shumë  Donjeta Sadiku mposht bindshëm kundërshtaren ruse në Kampionatin Evropian të Boksit

Atmosfera në skuadër është e mirë, ndërsa vajzat po punojnë me përkushtim dhe zell.  Stërvitja e radhës do të mbahet nesër më 20 tetor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *