Lajme

Kosova 15 vjet shtet, Begaj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj së bashku me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Nga aty, Presidenti Begaj theksoi se shteti i Kosovës është amanet dhe trashëgimi e Adem Jasharit.

“Është kënaqësi të jem sot këtu në 15 vjetorin e shtetit të lirë dhe të pavarur të Kosovës. Ky është amaneti dhe trashëgimia që na ka lënë Adem Jashari. 15 vite ne kemi parë lindjen dhe rritjen e shtetit të Kosovës dhe besoj që rrugëtimi jonë është përpara, rrugëtimi euroatlantik”, tha ai.

Lexo më shumë  Kosova pjesëmarrëse në samitin mbi inteligjencën artificiale në Paris

Begaj do t’i drejtohet popullit të Kosovës edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *