Opinion/Aktualitet

Korrupsioni, SHBA-të, FMN-ja dhe tenderat e qeverisë

Shkruan Klodian Tomorri

Pikërisht ditën që zv/ndihmës Sekretari i Shtetit Escobar erdhi në Tiranë për të përçuar mesazhin e luftës kundër korrupsionit me kryeministrin në krah, qeveria shqiptare ndryshoi buxhetin. Mes ndryshimeve ishte dhe dhënia e 5 milionë dollarëve të tjera Ministrisë së Shëndetësisë si shtesë për të paguar tenderat e famshëm të RapidTesteve. Përfituesi i parave? Një peshkaqen më gojë të madhe.

Ironikisht në të njëjtën ditë, FMN publikoi raportin e mbikqyrjes për ekonominë shqiptare ku thotë shprehimisht: “Qeveria shqiptare duhet të publikojë kontratat e prokurimit të lidhura me pandeminë dhe rindërtimin, emrat e kompanive fituese dhe emrat e pronarëve përfitues.”

Shikoni pak! Këta kanë detyruar FMN-në të shkruajë në raport që mos vidhni më. Kjo është e paprecedentë. Ashtu siç është e paprecedentë, që për herë të parë FMN i thotë një qeverie shpenzoji paratë për njerëzit, jo në tendera abuzivë.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Përtej shqetësimeve për parametrat makro, që është dhe detyra funksionale e FMN-së, ky ishte mesazhi kryesor i raportit këtë herë. FMN i thotë haptazi qeverisë; paratë e buxhetit jepua njerëzve, mos shpik tendera për t’i ndarë sipas oreksit. Nuk ka ndodhur kurrë.

Tani të kthehemi pak tek tenderat e Covidit. Një maskaradë e madhe. Batërdi babëzie ku ndahen fshehurazi paratë e buxhetit. Këtu u bë një tender 5 milionë dollarë për blerje testesh. Në garë hyri një kompani italiane që ofroi t’i furnizonte me 1.5 milionë euro. E skualifikuan dhe ia dhanë tenderin Evitës, që e kishte ofertën 4 milionë euro. Gati tre herë më shtrenjtë. E skualifikuan italianin, i thanë që nuk e ke shkruar aty te oferta, e ke me apo pa TVSH.

Lexo më shumë  Aty ku pushtetarët vjedhin, shteti u takon hajdutëve!

Shikoni cfarë po ndodh në Itali. Nuk dihet se sa njerëz kanë hyrë në burg për tenderat e Covid. Biznesmenë, zyrtarë të emergjencave civile, drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë. Tani po ia bëjnë gati edhe Arcurit, komisarit të jashtëzakonshëm që vendosën për të menaxhuar pandeminë. Pikërisht për një tender maskash.

Në Itali nuk ka guxuar njeri të bëjë çerekun e asaj që është bërë këtu me tenderat e Covidit. Por ata po i rrasin të gjithë brenda. Kurse këtu ka mbetur vetëm të pyetet SPAK-un, hë keni kapur gjë?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *