Korrupsioni në Parlamentin Evropian, lirohet Eva Kaili
Ish-eurodeputetja greke, Eva Kaili, e akuzuar për skandalin “Qatargate” është liruar nga regjimi i përgjimit elektronik dhe tashmë është e lirë me kushte kufizuese.
Lajmi është bërë me dije nga mediat e huaja, sipas te cilave kjo do të thotë se eurodeputetes nuk i kërkohet më të mbajë byzylyk, kusht ky që u vendos me lirimin e saj nga burgu më 14 prill 2023. Kaili u arrestua për herë të parë më 9 dhjetor, e akuzuar për përfshirje në korrupsion dhe pastrim parash dhe u transferua në burgun Haren, i cili ndodhet në periferi të Brukselit.
Arrestimi i saj nxori në dritë një hetim mbi një skemë që përfshin shuma “të mëdha” parash dhe dhurata “të rëndësishme”, që dyshohet se janë paguar nga Katari dhe Maroku për të ndikuar në politikëbërjen evropiane. Të dy vendet mohojnë çdo akuzë.
Rruga Press