Lajme

Korrupsioni në botë/ Ja si u rënditën Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Transparency International ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2022, i cili mat nivelet e korrupsionit të perceptuar në sektorin publik në 180 vende dhe territore anembanë botës.

Shqipëria është rankuar në vendin e 101 me rezultat mesatar 36 nga 100 ashtu si dhe Serbia, Kosova në vendin e 84, Mali i Zi në vendi e 65, Maqedonia e Veriut në vendin e 85-të.

Indeksi i vlerëson ato në një shkallë nga zero (shumë të korruptuar) deri në 100 (të pastër) me një rezultat mesatar vetëm 43 nga 100. Më shumë se dy të tretat e vendeve shënuan më pak se 50, pasi 155 vende nuk kanë bërë “asnjë përparim të rëndësishëm kundër korrupsioni gjatë dekadës së fundit”.

Lexo më shumë  Diplomojnë 462 policë të rinj në Kosovë

Edicioni i fundit i hulumtimit zbuloi se përpjekjet kundër korrupsionit kanë ngecur kohët e fundit, pasi shumë vende përdorën pandeminë Covid-19 “si një justifikim për të kufizuar liritë themelore dhe për të anashkaluar kontrollet dhe ekuilibrat e rëndësishëm”.

Në vitin 2022, vendet me nivelin më të ulët të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik ishin Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e Re, të ndjekura nga Norvegjia, Singapori dhe Suedia. Ana e kundërt e indeksit pa Somalinë të shënonte vetëm 12, duke e bërë atë vendin më të goditur nga korrupsioni në botë. Siria dhe Jugu ishin afër me rezultatin 13, të ndjekura nga Venezuela dhe Jemeni./transparency.org

Lexo më shumë  Gazeta “Politika” e Beogradit, 1989: Njësia speciale kundër shqiptarëve në grevën e Trepçës, roli i Nuredin Ibishit në njësin speciale serbe – FAKTE!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *