Lajme

Korrupsioni dhe pagërrjedhja, shqetësimet kryesore të KE-së

Korrupsioni në nivele të larta, rrjedhja masive e të dhënave të qytetarëve dhe agjencitë e krijuara së fundmi janë shqetësimet kryesore të Komisionit Evropian (KE) për Shqipërinë.

Këto priten të jenë temat kryesore në takimin e së martës të Komitetit të Stabilizim Asociimit, mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Euronews Albania ka parë agjendën e takimit që do të mbahet nesër dhe një kopje të dokumentit që Komisioni ka përgatitur në bashkëpunim me vendet anëtare për këtë takimin.

Komisioni ngre shqetësimin për Agjencinë për Media dhe Informim, atë të Bashkëqeverisjes si dhe për Agjencinë e koordinimit të donacioneve.

Lexo më shumë  Hyseni: Pastrimi i shtretërve të lumenjve ka parandaluar dëme milionëshe në Gjilan

Ato janë krijuar pa vlerësuar dhe analizuar ndikimin që sjellin në qeverisje, kanë funksione të paqarta dhe i mungojnë mekanizmat e kontrollit dhe llogaridhënies.

Komisioni pritet t’u kërkojë autoriteteve shqiptare që të hetojnë në mënyrë të paanshme dhe serioze rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve, si dhe të marrin masa që të mos ndodhin më incidente të tilla.

KE i sugjeron qeverisë të përputhë ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale me atë të BE-së.

Komisioni kërkon rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit sidomos në nivele të larta. Ai ngre shqetësimin se ligjet kundër korrupsionit janë të copëtuara dhe ju mungon harmonia mes tyre. Në mënyrë të veçantë mungojnë përpjekjet dhe koordinimi për parandalimin e korrupsionit.

Lexo më shumë  Kurti në Gjilan: 500 mijë zemrat sjellin jo vetem Kuvend të ri dhe Qeveri të re, por edhe Prokurori të re, që i ndjek kriminelët e të gjitha ngjyrave

Komisioni është i mendimit se Shqipëria ka nevojë për një strategji të re kundër korrupsionit.

Ky është takimi i 12-të i Komitetit të Stabilizim Asociimit, i cili përcakton agjendën e Shqipërisë për integrimin evropian, ku jepet dhe një vlerësim për përmbushjen e deritanishme të çështjeve të ndryshme nga Komisioni Evropian.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *