Art & Kulturë

Arti armen që rrezikon të zhduket nga Azerbajxhani

Baku njoftoi, edhe pse më pas u tërhoq pjesërisht, se do të ndërmarrë hapa për t’i fshirë ato që ai i quan “gjurmë fiktive” të trashëgimisë armene. Bëhet fjalë për disa copëza arti në kishat që ndodhen në rajonin Nagorno Karabak – tani nën kontrollin e Azerbajxhanit.

Kryqe dhe tekst armen në muret e Manastirit Dadivank në qarkun Kalbajar të Azerbajxhanit.
Kryqe dhe tekst armen në muret e Manastirit Dadivank në qarkun Kalbajar të Azerbajxhanit.

Manastiri Dadivank (fotografia më lart) është një nga shumë lokacione të krishtera, të cilat janë rimarrë nga Azerbajxhani gjatë luftës me forcat etnike armene për kontrollin e Nagorno Karabakut, në vitin 2020. Dadivank aktualisht është nën kontrollin e paqeruajtësve rusë brenda territorit të Azerbajxhanit. ​

Detaje në Manastirin Dadivank me shkrim armen dhe figura të gdhendura.
Detaje në Manastirin Dadivank me shkrim armen dhe figura të gdhendura.

Më 3 shkurt, Ministria e Kulturës e Azerbajxhanit shkaktoi zemërim, kur njoftoi se ka krijuar një komitet “për të hequr gjurmët fiktive të shkruara nga armenët në tempujt fetarë të albanëve”, në zonat e rimarra nga azerbajxhanasit.​

Detaje në një gur nga shekulli 12 në Handaberd - një kështjellë në qarkun Kalbajar.
Detaje në një gur nga shekulli 12 në Handaberd – një kështjellë në qarkun Kalbajar.

Në një postim në Twitter, Komisioni i SHBA-së për Lirinë Ndërkombëtare Fetare tha se është “thellësisht i shqetësuar nga planet e Azerbajxhanit për të hequr mbishkrimet apostolike armene nga kishat”.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë që t’i ruajë dhe mbrojë vendet e lutjeve dhe objektet e tjera fetare dhe kulturore”, tha ky komision.

Zyrtarët e Azerbajxhanit vazhdimisht kanë përsëritur se monumentet antike në rajonin e Nagorno Karabakut janë me origjinë nga albanët kaukazianë, e jo armene, dhe se veprat e artit, si guri më lart, janë “falsifikime”.

Një fotografi e vitit 2018 e Kishës së Nënës së Shenjtë të Zotit në rajonin Hadrutit. Shkrimi armen është i dukshëm sipër hyrjes.
Një fotografi e vitit 2018 e Kishës së Nënës së Shenjtë të Zotit në rajonin Hadrutit. Shkrimi armen është i dukshëm sipër hyrjes.

​Kur presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, vizitoi kishën në mars të vitit 2021, ai e mohoi shkrimin armen në hyrje.

“Të gjitha këto mbishkrime janë të rreme”, tha Aliyev.

“Ato janë shkruar më vonë”, duke sugjeruar se kisha ka origjinë nga albanët kaukazianë.

Detaje, përfshirë shkrimin armen, në një mur të Manastirit Yeghishe Arakyal të shekullit të pestë, në rajonin Tartar të Azerbajxhanit.
Detaje, përfshirë shkrimin armen, në një mur të Manastirit Yeghishe Arakyal të shekullit të pestë, në rajonin Tartar të Azerbajxhanit.

​Historianët thonë se fiset e krishtera albane kanë jetuar në një zonë të Azerbajxhanit të sotëm. Mbreti i tyre i fundit është vrarë më 822.

Një gur me kryq në hyrjen e kishës së rrënuar Mokhrenis, në rajonin Hadrutit të Azerbajxhanit.
Një gur me kryq në hyrjen e kishës së rrënuar Mokhrenis, në rajonin Hadrutit të Azerbajxhanit.

​Në vitet 1950, akademiku kontrovers azerbajxhanas, Ziya Bunyadov, për herë të parë nxori teorinë se kishat e lashta në Nagorno Karabak janë ndërtuar nga fise të zhdukura albane dhe jo nga armenët. Ky pretendim është mbështetur gjithnjë e më shumë viteve të fundit nga zyrtarët e Azerbajxhanit.

Një gur me kryq në qarkun Laçin, të rimarrë nga Azerbajxhani.
Një gur me kryq në qarkun Laçin, të rimarrë nga Azerbajxhani.

​Pretendimi për origjinën albane është trajtuar gjerësisht nga studiuesit ndërkombëtarë.

Thomas de Waal, ekspert britanik për Kaukazin, i cilëson pretendimet e Azerbajxhanit si “mjaft të çuditshme” dhe thotë se argumenti “ka nëntekstin e fortë politik” se armenët “nuk kanë pasur pretendime [ndaj Nagorno Karabakut]”.

Bunyadov qëndron pas një artikulli famëkeq, në të cilin ka pretenduar se armenët kanë sajuar një masakër të armenëve, më 1988, për të përdhosur Azerbajxhanin.

Një afresk brenda Manastirit Dadivank.
Një afresk brenda Manastirit Dadivank.

​Pas njoftimit të 3 shkurtit nga ministri i Kulturës i Azerbajxhanit se është ngritur një grup punues për “rindërtimin e tempujve të armenizuar albanë”, Ministria e Kulturës doli me një përgjigje ndaj raportimit të, siç tha, “mediave të huaja të njëanshme”.

Shkrimi armen në hyrje të Kishës së Shën Sargisit, të shekullit 13, në qarkun Kalbajar, të rimarrë nga Azerbajxhani.
Shkrimi armen në hyrje të Kishës së Shën Sargisit, të shekullit 13, në qarkun Kalbajar, të rimarrë nga Azerbajxhani.

​Deklarata e 7 shkurtit dukej si një zmbrapsje e pjesshme. Sipas saj, grupi punues pritet t’i nxjerrë në dukje të gjitha “falsifikimet” e monumenteve në territorin e rimarrë, të cilat më pas “do t’i paraqiten komunitetit ndërkombëtar”.

Një kryq i gdhendur në muret e Manastirit Dadivank.
Një kryq i gdhendur në muret e Manastirit Dadivank.

​Një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i lëshuar në dhjetor të vitit 2021 mbi një rast të ngritur nga Armenia, thotë se Azerbajxhani “duhet t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dhe ndëshkuar aktet e vandalizmit dhe përdhosjes, që prekin trashëgiminë kulturore armene” në territoret e rimarra.

Një kryq i dukshëm në Manastirin Yerits Mankants në qarkun Tartar të Azerbajxhanit.
Një kryq i dukshëm në Manastirin Yerits Mankants në qarkun Tartar të Azerbajxhanit.

​Por, ka frikë se, pas fshirjes së trashëgimisë armene nga enklava azerbajxhanase Naksivan, Azerbajxhani do të vazhdojë me zhdukjen e trashëgimisë kulturore armene në zonat e rimarra.

Analistët thonë se Azerbajxhani ka rritur ndikimin në Perëndim, për shkak të tensioneve të tij me Moskën, e cila ka rrezik të pushtojë Ukrainën.

Një gur i gdhendur në truallin e Manastirit Yerits Mankants.
Një gur i gdhendur në truallin e Manastirit Yerits Mankants.

​Nga frika se Rusia mund të kufizojë rrjedhën e gazit në Bashkimin Evropian, si pasojë e tensioneve me Ukrainën, komisionarja evropiane e Energjisë, Kadri Simson, ka qëndruar në Baku më 4 shkurt.

Pas takimit, Simson përshëndeti lidhjet “e forta dypalëshe” me vendin autoritar, ndërsa presidenti i Azerbajxhanit, Aliyev, shpalli një “fazë të re” të partneritetit me BE-në. Marrë nga /rel/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *