Lajme

Korreshi: Drejtuesit e lindur në Bllok, marrin vendime për fermerët

Fermerët e Lushnjës janë mbledhur serish për të protestuar paraditen e kësaj të hëne, pas ndryshimeve fiskale, të cilat ndër të tjera parashikonin edhe heqjen e subvencionimit me 6% të TVSH-së.

Protestës së tyre i ka dhënë zë në Kuvend edhe deputeti i PD Saimir Korreshi. Ky i fundit tha se sipas tij nuk “mundet që drejtuesit e lindur në Bllok të marrin vendime për bujqërit dhe fermerët që i kanë duart me kallo”. Sipas deputetit prodhuesit dhe eksportuesit kanë dalë në protestë pasi sipas tij po shkojnë drejt falimentit, duke lënë serat e pambjella.

Sot po diskutohet buxheti dhe u duk sikur ata që prezantuat për pjesën e bujqësisë kishin ngrënë gazetën e zërit të popullit të kohës dhe na flisnit për propagandë dhe atë që u  ofroni  fermerëve. Sot fermerët e Shqipërisë janë në ditën e tyre më të zezë. Nëse doni të dini si është fermeri hajeni e dëgjoni hallet e tyre në protestë. Nëse ky buxhet do ishte aq i mirë hajde dëgjoni fermerët në protestë, u kanë adresuar disa kërkesa dhe se keni vënë ujin në zjarr. Ju po talleni me bujqërit dhe fermerët shqiptarë. Në Lushnjë produktet bujqësore nuk kanë treg. Nuk mundet që drejtuesit e lindur në bllok të marrin vendime për bujqërit dhe fermerët që i kanë duart me kallo. Duhet të shkoni te serat e tyre të uleni me ta. Sepse jo vetëm që po i lënë serat të pambjella por po largohen nga vendi. Ju thatë se keni parë mirë, një ministre më tha se keni bërë magazina anës rrugës. Ju rroftë kosherja sepse bletët i keni në protestë. S’ka produkte, s’ka treg, s’ka çmim po dalin me humbje. Ju thatë eksportuesit, po ne kemi eksportuesit, opingat, dhe eksportuesit i keni  aty sot, sepse të gjithë kanë ngritur zërin sepse ky buxhet i ka vënë tra, tra para magazinave të tyre. Gorica i ka braktisur serat, pjesa më e madhe i ka shitur serat. Në shesh sot ishin grumbullues dhe eksportues në protestë, si do e bëni bujqësinë”, tha Korreshi.

Lexo më shumë  Lubonja: Nëse SPAK do ishte i pavarur, Veliaj do të arrestohej

Kërkesat e fermerëve janë:

  • Subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg
  • Barazim i TVSH në shitje dhe blerje
  • Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore
  • Subvencionim 3 lekë për eksportuesit
  • Garanci për paget e faturave nga grumbulluesit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *