Bota

Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike para takimit mes Koresë së Jugut dhe Japonisë

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike në det midis gadishullit Korean dhe Japonisë të enjten, vetëm disa orë përpara se presidenti i Koresë së Jugut të shkonte në Tokio për të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë ku pritet të diskutohet mbi mënyrat për t’u kundërpërgjigjur ndaj Veriut.

Koreja e Veriut ka lëshuar raketa të shumta këtë javë, ndërsa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë stërvitjet të përbashkëta ushtarake që Pheniani i ka dënuar  si veprime armiqësore.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Në një deklaratë të enjten, ushtria koreano-jugore tha se Veriu kishte lëshuar të paktën një lloj rakete balistike të panjohur në brigjet e tij lindore.

Edhe qeveria japoneze konfirmoi lëshimin e raketës dhe roja bregdetare e Japonisë vlerësoi se ajo mund të ishte një armë me rreze të gjatë veprimi si raketat balistike ndërkontinentale.

Presidenti koreano-jugor Yoon Suk Yeol do të shkojë në Japoni për takimin e parë të këtij niveli me kryeministrin Fumio Kishida në më shumë se një dekadë, pjesë e një përpjekjeje për të kapërcyer mosmarrëveshjet historike, politike dhe ekonomike në emër të një bashkëpunimi më të mirë për t’iu kundërpërgjigjur Koresë së Veriut dhe sfidave të tjera.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Si pjesë e përpjekjeve, dy aleatët e SHBA-së kanë rënë dakord të ndajnë informacione në kohë reale të hedhjes së raketave nga Koreja e Veriut dhe janë angazhuar të thellojnë më tej bashkëpunimin ushtarak.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *