Bota

Koreja e Jugut po shqyrton furnizimin e Ukrainës me armë pas marrëveshjes Rusi-Kore e Veriut

Koreja e Jugut thotë se do të konsiderojë furnizimin me armë për Ukrainën pas marrëveshjes së arritur të mërkurën ndërmjet Rusisë dhe Koresë së Veriut, e cila kërkon që të dy vendet të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake në rast lufte.

Zyra presidenciale e Koresë së Jugut ka dënuar marrëveshjen e nënshkruar nga dy shtetet që u zotuan për ndihmë të ndërsjellë të mbrojtjes, raporton AP. 

Lexo më shumë  Harris: Trumpi është si mashtruesit që kam ndjekur penalisht si ish-prokurore

Zyra ka thënë gjithashtu se Koreja e Jugut do të rishqyrtojë politikën e saj për të kufizuar mbështetjen e saj për Ukrainën në furnizime jo-vdekjeprurëse.

“Është absurde që dy palët me një histori të nisjes së luftërave pushtuese – Lufta e Koresë dhe lufta në Ukrainë, po zotohen tani për bashkëpunim ushtarak të ndërsjellë me premisën e një sulmi parandalues nga komuniteti ndërkombëtar që nuk do të ndodhë kurrë”, thuhet në deklaratën e zyrës së presidenti të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol.

Lexo më shumë  Grupi republikan anti-Trump publikon video në mbështetje të Kamala Harris

“Në veçanti, vendimi i Rusisë për të mbështetur Korenë e Veriut dhe për të dëmtuar sigurinë tonë, pavarësisht statusit të saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit që ka miratuar rezolutën e sanksioneve kundër Koresë së Veriut, në mënyrë të pashmangshme do të ketë një ndikim negativ në marrëdhëniet Kore e Jugut-Rusi”, thuhet më tej në deklaratë.

YouTube player