Bota

Korea e Veriut lëshon satelitin “spiun”, alarmohen fqinjët

Korea e Veriut njoftoi të mërkurën se kishte lëshuar me sukses në hapësirë një satelit spiun ushtarak, pas dy përpjekjesh të dështuara.

Pamje të raketës që mbante satelitin u publikuan nga agjencia shtetërore e lajmeve. Lideri i vendit të izoluar aziatik, Kim Jong Un është shfaqur i qeshur, duke përshëndetur fotografët.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Korea e Jugut reagoi duke pezulluar një marrëveshje ushtarake të vitit 2018, që synonte uljen e tensioneve në rajon.

Sinkron Heo Tae Keun, zv.ministër i Mbrojtjes, Kore e Jugut:

“Pavarësisht paralajmërimeve tona, Veriu vazhdoi me dërgimin në hapësirë të satelitit spiun. Ky veprim përbën një shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që i ndalon Koresë së Veriut që të qëllojë raketa balistike dhe të kryejë veprime provokuese që kërcënojnë sigurinë tonë”.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Sikurse Korea e Jugut, edhe Japonia deklaroi se lëshimi i satelitit binte ndesh me rezolutat e OKB-së. Më herët zyra e kryeministrit Fumio Kishida lajmëroi banorët e Okinauas që të strehoheshin në banesa ose bodrume nëntokësore.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player