Lajme

Korçë, tregu bosh. Pensionistët me ushqimin bazë edhe për festa

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në prag të festave të fundvitit vështirëson çdo familje. Por, më të pamundurit janë pensionistët dhe familjet në nevojë.

Në Korçë, atmosfera në tregun ushqimor të qytetit, tregon më së miri që kërkesa është mjaft e ulët, për shkak të pamundësisë ekonomike.

Lexo më shumë  Gërdeci, tragjedia e korrupsionit shtetëror që vrau 26 qytetarë, pa përgjegjës edhe pas 17 vitesh

Ndërsa 5000 lekët e shpërblimit të fundvitit, pensionistët kanë menduar të blejnë ilaçe, jo produkte për tryezën.

Dhe natyrisht, kërkesa e ulët ndikon edhe te tregtarët, të cilët shprehen se qytetarët këtë vit nuk po përgatiten fare për festat.

Në Qarkun e Korçës janë mijëra pensionistë, pa llogaritur këtu edhe familjet e varfra apo me ndihmë ekonomike që ashtu si vetë stina, edhe tryeza e fundvitit do të jetë e ftohtë.

Lexo më shumë  Një gruaje në Banjskë i gjenden pushkë, fishekë, çantë ushtrie e gjësende të tjera

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit