Korça e Pogradeci pushtohen nga akulli e ngricat, disa fshatra të izoluar e pa energji elektrike
I gjithë Qarku i Korçës po përballet prej disa ditësh me temperatura tepër të ulëta, disa gradë nën zero, të cilat kanë sjellë probleme në shumë akse rrugore, ku ka pasur prani ngricash.
Megjithatë, sipas Policisë, pjesa më e madhe e akseve rrugore janë të kalueshme, ndërsa ka bërë një apel për dretjuesit e mjeteve që të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë.
Sipas të dhënave të deritanishme, mësohet se, për shkak të borës dhe të ngricave vijojnë që të jenë të izoluar fshatrat Panarit, zona e Mokrës dhe Lekas, ndërkohë, ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa fshatra të Kolonjes, Vithkuq dje në fshatra te Pogradecit, Devollit dhe Maliqit.
Në orët e para të mëngjesit është bërë kriposja e rrugëve me material të përzierë kripë dhe granil, për mos krijimin e gjurmëve të akullit në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave. Kontraktorët janë në gatishmëri për proceset e punës për mirëmbajtjen dimërore gjatë ditës së sotme. Vazhdon puna për hapjen e rrugës së Panaritit nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike.
Rruga Press