KryesoreLajme

Autokolonat e FSK-së do të lëvizin për gati dy javë nëpër Kosovë

Për gati dy javë, konvoje të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të lëvizin nga kazermat e tyre në drejtim të Gjakovës për stërvitje. 

FSK-ja ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për periudhën nga 3 deri më 14 nëntor kur ushtarët do të realizojnë ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”. 

Konvojet do të lëvizin drejt Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës. 

Lexo më shumë  Liria ka emër! Edhe ata që krijuan dhe mbështetën gjykatën kanë emër!

“Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 03-14 Nëntor 2024, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoj ushtrimin fushorë  ‘Ujku i Çeliktë’  ku do të marrin pjesë njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës. E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit fushor ‘Ujku i Çeliktë’, andaj kërkojmë mirëkuptim  nga qytetarët e Kosovës gjatë kësaj periudhe të realizimit të ushtrimit”, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së.

Lexo më shumë  Protestuesit “blindojnë” disa zona të kryeqytetit, Kuvendin, SPAKUN dhe Gjykatën e Tiranës

Rruga Press

YouTube player